Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se i ka kërkuar dorëheqjen kreut aktual të PD-së , Lulzim Basha.
Në emisionin ‘Cim Peka Live në Syri.net’ , Berisha tha se kjo ndodhi pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
“Në vitin 2017 kur ka humbur zgjedhjet në zyrën time i thashë duhet të japësh dorëheqjen, më tha nuk e jap. Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte, isha i sigurt, por u përpoqa ti japë atë eksperiencë që kam unë në avokatinë e votës në institucionet ndërkombëtare.
“A kishte bazë ta bënte këtë? Absolutisht kishte bazë. Gjëja me thjesht ishte ti thosha zotëri ke humbur zgjedhjet 2 herë resht. Nëse arrinim të vinim sanksione ndaj Ramës për patronazhistët, ne u thonim shqiptarëve ia dolëm, tani do shkojmë me zgjedhje të lira. Ne tani nuk kemi gojë,” tha mes të tjerash Berisha.