Aktualitet

Berisha: Zjarri në KZAZ-në e Shkodrës, skenar i qeverisë






               Publikuar në : 21:57 - 18/06/19 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar përplasjen e qytetarëve me policinën në KZAZ-së nr.3 në Shkodër. I ftuar në “Tempora”, Berisha është shprehur se djegia e ambienteve të shkollës ku ndodheshin materialet zgjedhore të KQZ-së, është skenar i qeverisë.


“Qytetarët po mbrojnë rendin kushtetues. Në Shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin. Zjarrvënës janë qeveritarët e mafias. Skenari i zjarrit është skenar tipik stalinist i nisur në Raishtag dhe i përcjellë në të gjitha etapat e tjera. Qytetarët po mbrojnë dekretin e Presidentit. Që është në kushtetueshmëri të plotë. Përveç mafias shtetërore askush nuk mund ta vërë në dikutim. Këta asgjësuan gjykatën kushtetuese. Presidenti është legjitim”, tha Berisha.

Ditën e sotme dhjetëra qytetarë u përplasën më policinë, ndërsa shkatërruan materialet zgjedhore duke i djegur brenda ambienteve të shkollës “Shejnaze Juka”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas