Aktualitet

‘Berishës s’i kam hyrë në hak’/ Basha: I qëndroj vendimit për përjashtimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:35 - 23/10/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejt ish-kryeministrit Sali Berisha dhe akuzave të forta të këtij fundit ndaj tij, pas vendimit për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD.






Në komunikimin me gazetarët, kryedemokrati Basha tha se do t’i qëndrojë 100% vendimit të marrë, ndërsa shtoi se Sali Berisha po gjithçka për të marrë peng Partinë Demokratike për interesat e tij.


Mes të tjerash, Basha deklaroi se Berisha po thotë gënjeshtra flagrante kundër tij, të cilat i gjeneron pastaj përmes një makinerie, aksioner i fshehtë i së cilës, sipas kryedemokratit, është edhe Edi Rama.







“Të dëgjoj akuza nga goja e Sali Berishës apo disa pseudo-mbështetësve të tij, tregon se kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve, unë jam peng vetëm i perëndisë, vetëm i Zotit. Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo. Për 3 muaj kam bere gjithçka, kam investuar gjithçka timen dhe jam ulur shumë herë me Sali Berishën, që të arrinim një zgjidhje që nuk dëmtonte atë dhe PD.




Kam pritur, që siç kishte deklaruar vetë, që këtë betejë ta bënte pa përfshirë PD dhe grupit parlamentar. Kur këtë veprim nuk e konkretizoi, atëherë kam marrë vendimin, të vetmin vendim që ishte në favor të PD dhe shqiptarëve. Një person përpiqet të bëjë gjithçka për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat e tij. Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani po.

Para pak muajsh ne kishim zgjedhje në PD, me parimin një anëtar një votë, dhe çdokush mund të kandidonte. Rezultati dihet, dihet përqindja dërrmuese e votave që kam marrë. Tani më thoni pak çfarë ka ndryshuar që atëherë? Përveç interesit personal të një individi, që përpiqet të hedh një parti të tërë në greminë. Unë nuk kam ndërmend t’i përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuhen kundër meje dhe që gjenerohen pastaj përmes një makinerie.

Aksionerë të fshehtë është edhe Edi Rama, edhe dikush tjetër. Sepse nuk është stili im, as rruga ime, por mbi të gjitha nuk ju shërben demokratëve e Shqipërisë. Vendimi im ka qenë prej lidershipi, vendim që duhet ta merrja e jo të shihja PD të zhytej në humnerë. Ky është vendim i marrë jo për mua, po për demokratët, dhe i qëndroj 100%”, u shpreh Basha.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas