Aktualitet

Berlini shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë me një festë të paprecedentë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 08/05/20 |
mapo.al

Nga Sabine Schereck. BBC News, Berlin


Berlinnezve u është dhënë një festë publike e paprecedentë, për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, por edhe çlirimin nga sundimi nazist.


Që prej ribashkimit, asnjë qytet gjerman nuk e ka njohur 8 majin si një ditë të çlirimit në këtë mënyrë; disa berlinezë nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e tij.


Një aheng në rrugë dhe disa ngjarje janë anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Pushimi është një ditor dhe nuk po mbahet jashtë Berlinit.

Por ka kërkesa në rritje për një festë publike që të mbahet në të gjithë Gjermaninë.

Çfarë do të thotë 8 maji për gjermanët?

Për disa prej tyre, veçanërisht në zonat e Gjermanisë së vjetër perëndimore, 8 maji është shoqëruar prej kohësh me humbjen në Luftën e Dytë Botërore. Shumë familje preferuan të vinin një vello gjatë kësaj periudhe, si ata që kishin vuajtur persekutimin edhe ata që nuk ishin prekur.

Në zonat e Gjermanisë Lindore komuniste, 8 maji u mësua si “Dita e Çlirimit” nga regjimi nazist nga Ushtria e Kuqe . Vetë Berlini i pas luftës ishte i ndarë në katër sektorë – Sovjetikët në lindje dhe SH.B.A-je, Franceze dhe Britanike në perëndim.

Në vitet e fundit në shtetin e Gjermanisë Perëndimore, data u konsiderua e shënuar si çlirim nga regjimi nazist.

Në 1985 Presidenti Richard von Weizsäcker e bëri të qartë që dita duhet të shihet si një ditë e çlirimit dhe jo e humbjes. Dhjetë vjet më vonë, në 50 vjetorin e çlirimit, Berlini i ribashkuar ishte qendra e vëmëndjes së një ceremonie shtetërore.

Në ditët e sotme data është parë si simbolike e rilindjes së demokracisë.

Por e vetmja festë publike kombëtare që shënon aktualisht historinë gjermane është 3 tetori, e cila feston datën e ribashkimit në 1990.

Pse tani?

“Janë parimet e demokracisë që duam t’i përvetësojmë,” shpjegon Moritz van Dülmen, Projektet kulturore të të cilit qëndronjë pas një numri ngjarjesh.

Edhe pse shumë prej planeve për festën publike të Berlinit janë ndaluar, përfshirë një event në rrugë, një ekspozitë me ajër të hapur dhe ngjarje të shumta në muze, disa prej projekteve do të zhvillohen në internet.

Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Frank-Walter Steinmeier po shtrojnë kurora në memorialin e Berlinit për viktimat e luftës dhe tiranisë.

“Ne gjithashtu jemi të prirur të kapim një audiencë të re, veçanërisht ata me prejardhje migrante, të cilët kanë pak njohuri për historinë gjermane,” shpjegon z. Van Dülmen.

Kujtimi i historisë, argumenton ai, është më e rëndësishme se kurrë në dritët e sulmeve të fundit vdekjeprurëse të ekstremit të djathtë në një sinagogë në qytetin lindor të Halle dhe një bar me shisha në Hanau afër Frankfurtit.

Weng Yuen beson se kjo do t’i ndihmonte njerëzit të kujtojnë atë që kishte ndodhur. “17 Qershori ishte një festë publike në Gjermaninë Perëndimore për të na kujtuar kryengritjen në Gjermaninë Lindore në vitin 1953. Kjo tani është harruar kryesisht në veçanti me një gjeneratë të re,” i tha ajo BBC-së.

Berlinezja Tina Michael, e cila ka dy djem adoleshentë, thotë se është e rëndësishme kjo ndermarje pasi kurrikula e historisë është shkurtuar së fundmi në shkollat gjermane.

“Ndërsa klasat e historisë dhe gjeografisë janë bashkuar, shumë materiale nuk mund të mbulohen më,” ankohet ajo.

Pushimi i së Premtes ka qenë gjithashtu një temë për debat politik.

I mbijetuari nga Holokausti, Esther Bejarano, 95 vjeç, i shkroi një letër të hapur zonjës Merkel dhe Presidentit Steinmeier duke bërë thirrje që 8 maj të bëhet një festë publike e qëndrueshme dhe mbarëkombëtare.

Ajo beson se mund t’i ndihmojë gjermanët të vlerësojnë se 8 maji 1945 ishte “një ditë e çlirimit dhe e shtypjes së regjimit Kombëtar Socialist”. Njëqind mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion që mbështesin propozimin.

Politikanët, përfshirë Katrin Göring-Eckardt nga të Gjelbrit dhe Katja Kipping e partisë së majtë të Linke kanë mbështetur propozimin e saj. Ishte Die Linke që loboi që ajo ditë të bëhej një festë publike në Berlin.

Jo të gjithë e mbështesin idenë. Partia e ekstremit të djathtë AfD, e cila është forca më e madhe opozitare në Bundestag të Gjermanisë, është ashpër kundër festës.

Bashkëdrejtuesi Alexander Gauland e sheh 8 majin si një datë “përçarse”, sepse ndërsa mund të ketë nënkuptuar çlirimin për disa, ajo përfaqëson gjithashtu “humbjen absolute” të Gjermanisë dhe “humbjen e pjesëve të mëdha territoriale të vendit”.

Dita po mbulohet gjerësisht nga mediat gjermane, në një përpjekje për të portretizuar një gamë të gjerë të përvojave që kishin gjermanët kur përfundoi lufta.

BBC Përktheu: Mapo.al

 


Etiketa: , ,

Pas