Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

Në foto: Berlusconi dhe Berisha, kur ishin në krye të qeverive, gjatë një takimi në shkurt 2010

by us er1
21/05/2022
in Bota, Kryesore, Politika
0

“Qendra e djathtë është shtëpia e përbashkët e të gjithëve, por për të fituar ajo duhet të kthehet në një konotacion të fortë liberal, kristian-demokrat, pro-evropian dhe atlantist.”

Kështu deklaroi Silvio Berlusconi duke folur nga Konventa e “Forza Italia”, në Napoli. “Me të majtën në qeveri – shtoi ai – do të kemi më pak liri”.

Në foto: Berlusconi dhe Berisha, kur ishin në krye të qeverive, gjatë një takimi në shkurt 2010

E kaluara e tij politike, sikurse rikthimi sërish në skenë, ngjason me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, megjithëse dallimi është i madh në stilin e lidershipit, retorikën e përdorur, si dhe në vlerat e përfaqësimit.

Berlusconi më tej njoftoi para audiencës në Napoli përkushtimin e tij për zgjedhjet e ardhshme politike dhe, nën duartrokitjet e militantëve, ai deklaroi: “Pas dëbimit me forcë nga Senati, nëntë vjet më parë, unë do të rikthehem në fushën e betejës bashkë me ju. Ne duhet të punojmë për zgjedhjet e 2023, të cilat janë vendimtare për ndërtimin e të ardhmes që duam.”

Ish-kryeministri italian foli edhe për atë që shqetëson sot globin, luftën në Ukrainë. Ai akuzohet nga e majta për miqësinë e hershme me Putin, ndaj edhe u tregua i kujdesshëm në qëndrimet para elektoratit.

“Tmerr për imazhet nga Kievi, liri për popullin ukrainas” – tha Berlusconi. – “Nuk mund të mos ndaj me ju shqetësimin për konfliktin në Ukrainë – shtoi më tej ai. – “Ndaj i bashkohem mesazheve si ai i Papa Françeskut, i cili bën thirrje për paqen, për të garantuar fundin e luftës dhe lirinë e popullit ukrainas. Është e pabesueshme që sot flasim për një kërcënim atomik”.

“Ukraina, theksoi kreu i Forca Italia, “është një vendi i sulmuar dhe ne duhet ta ndihmojmë atë të mbrohet. Forza Italia është dhe do të mbetet gjithmonë në anën e Evropës, të Aleancës Atlantike, të pjesës së Perëndimit, në anën e Shteteve të Bashkuara”.

Kujtojmë se një dallim tjetër thelbësor me ish-kryeministrin Berisha, në rikthimin e tij është fakti që Berlusconi u ndëshkua nga gjykata italiane dhe jo nga Perëndimi dhe SHBA. /Liberale.al/

 

JU SUGJEROJME

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
Bota

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje

25/06/2022
“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
Bota

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s

25/06/2022
Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
Bota

Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim

25/06/2022
Lufta nuk pengon dot dashurinë, martesat vazhdojnë në Ukrainë
Bota

Lufta nuk pengon dot dashurinë, martesat vazhdojnë në Ukrainë

25/06/2022
Next Post
Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)

Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
  • “Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
  • Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
  • Broja mund të përfundojë në një ekip me Ronaldon
  • Mbushi vezët plastike me kokainë, pranga të riun shqiptar në Itali



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In