fbpx

Aktualitet

Bernd Borchardt “non grata” nga Meta, reagon OSBE





               Publikuar në : 17:38 - 19/11/19 |
mapo.al

Pas shpalljes së ambasadorit Bernd Borchardt si i pa dëshiruar në zyrën e presidentit Ilir Meta vjen reagimi i parë nga zyra qendrore e OSBE në Vienë. Përgjigja nuk është e drejtpërdrejtë, por thuhet se OSBE e mban shënim këtë notë verbale lëshuar nga zyra e presidentit.


“OSBE e mban shënim këtë notë verbale lëshuar nga zyra e presidentit. Për aq kohë sa ne qëndrojmë partnerë të Shqipërisë, OSBE inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet shqiptare, e po ashtu mbetet e vendosur në ofrimin e ndihmës specifike, në avancimin e axhendës së vendit”, ka thënë zëdhënësja e OSBE, Mersiha Čaušević Podžić.



Presidenti Meta e shpalli “non grata” ambasadorin e OSBE me pretendimin se “Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajt qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë, nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”./ Top-channel



Etiketa: , , ,

Pas