Aktualitet

Bes Kallaku ditëlindje me 30 persona – gjobitet pronari i lokalit në Kamëz, pezullohen 6 policë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:05 - 22/11/20 |
mapo.al

Kamëz – Një pronar lokali në fshatin Laknas është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra pasi lejoi dy ditë më parë organizimin e ditëlindjes së komedianit Bes Kallaku me 30 persona të ftuar.


Njëkohësisht janë pezulluar nga detyra 6 punonjës policie për moskryerje të kontrollit të territorit.


Policia njofton gjithashtu se në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në ditëlindje dhe do të ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave anti-Covid.



Më 20 nëntor, Bes Kallaku festoi 35-vjetorin e lindjes.



Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Lexo edhe :  Paradoksi: Gjatë Covid-19, shpenzimet ulen për shëndetësinë, rriten për mjedisin

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë .

Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qyetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.


Etiketa: , ,

Pas