Aktualitet

Bes Kallaku i rikthehet televizionit, ja ku do e shohim së shpejti aktorin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 10/02/21 |
mapo.al

Bes Kallaku është shkëputur totalisht nga televizioni dhe bota e spektaklit, duke mos u angazhuar në asnjë projekt. Ai ka qenë aktiv vetëm në muzikë, duke publikuar disa këngë si “KTG”, “Ciao, po të lë” në bashkëpunim me Anila Mimanin dhe “Lele”. Mirëpo ai nuk është shfaqur askund dhe intervistat i ka pasur shumë të rralla.





Kur lindi Ajka ndenja 7 ditë me vajzën dhe pastaj vazhdova me koncerte deri në fund të gushtit. Erdhi shtatori filluan koncerte ne Itali, më pas Be Caffee, pastaj Telebingo, deri ne fund te majit. Pastaj fillova filmin, në shtator shkova në Itali dhe bëra xhirimet, pastaj filloi postproduksioni dhe në 20 ishte premiera.


Në 26 ra tërmet pastaj m’u desh të merresha me Bubqin, që ta sillnim në vëmendje dhe bëra gjithça që ta sillja në vëmendje për të çuar ndihma. Pastaj filluan koncertet. Në mars ra pandemia u ktheva në shtëpi dhe pashë që vajza ime po bënte 2 vjeçe. Ne kemi një mani shumë të madhe dhe duam t’i kushtojmë shumë vëmendje punës dhe lekut.





Vajza ime po bënte dy vjeçe dhe i thashë vetes njeriu mund të rendë pas gjithçkaje, por nuk mund të blejë kurrë kohën e humbur. Prandaj kam vendosur që për një kohë t’i kushtohem familjes dhe të kënaqem me Ajkën. Dhe sot shtyllat kryesore janë familja dhe besimi në Zot. Ne sot jemi të fiksuar pas rrjeteve sociale dhe të tregojmë një jetë që nuk e kemi”, u shpreh Besi në një intervistë për “Roped with Olsi”, në muajin dhjetor.



Mirëpo, duket se tashmë çdo gjë është në vendin e vet dhe Besi ka ndërmend t’i kthehet sërish televizionit.


Këtë lajm e bëri fillimisht të ditur regjisori Altin Basha, i cili është tashmë pjesë e ABC me projektin e humorit “Kosherja”.

Basha zbuloi se audicionet për emisionin vazhdojnë dhe deri më tani stafit i janë bashkuar shumë emra të njohur.

“Është një rinisje nga fillimi pasi për 17 vjet kam bërë një projekt. Të them të drejtën ka shumë adrenalinë dhe do të bashkohen shumë emra të njohur, mund të them që një prej tyre është Bes Kallaku”, tha ai.

Më pas, ky lajm u konfirmua edhe nga vetë Besi në Instagram.

“Ma shpejt del lajmi se sa une nga zyra! 
Shihemi! Mduket se i kemi mungu njoni-tjetrit! 
Zoti ju rujt.”– shkroi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas