Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i ka kthyer përgjigje kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke theksuar se pyetjes së “famshme” të maturës se “çfarë bëri Turi” i kanë kthyer përgjigje rreth 12 mijë maturantë.
Gjatë një takimi me të rinjtë, me ironi Kryemadhi tha se Shahini s’mund të ikë të paktën pa na dhënë përgjigje se çfarë bëri Turi.
Ndërkohë ministrja përmes një shënimi në Facebook, thotë se në lidhje me pyetjen e Turit, rreth 12 mijë maturantë u përgjigjën saktë, duke theksuar se ka të rinj që janë më të arsimuar se ata që kritikojnë reformat e PS, një thumbin ky për vetë Kryemadhin.
“Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje. Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”, shkruan Shahini.
LEXO EDHE:
Kryemadhi: Besa Shahini të mbajë përgjegjësi për ato që ka bërë, pastaj të largohet