Kryesore

Besimtarët muslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, falja e namazit nëpër xhami





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:13 - 24/05/20 |
mapo.al

Besimtarët muslimanë pas një muaji sakrificash dhe solidariteti, këtë të dielë festojnë Fiter Bajramin. Për shkak të koronavirusit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk ka qenë vendi ku janë mbledhur mijëra besimtarë. Xhamitë të cilat u hapën vetëm disa ditë më parë, pritën dhjetëra besimtarë të cilët kryen faljen.


Në kryeqytet falja e Namazit u bë te xhamia e Kokonozi, te Pazari i ri, ku faljen e drejtoi kreu i Komunitetit Myslyman, Bujar Spahiu. Këtë të dielë vendi është në karantinë totale, besimtarët myslimanë nuk janë ndaluar për të shkuar në xhami.


Mesazhi i kreut të Komitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka shkuar për të gjithë besimtarët, të cilët në këtë muaj të sakrificës ia kanë dalë të agjërojnë 30 ditë, edhe pse vendi ishte në një pandemi botërore. Një falenderim për bluzat e bardha, heronjtë e këtyre ditëve dhe një lutje drejtuar Zotit që normaliteti të rikthhet sa më shpejt”, tha mes të tjerave, kreu i KMSH-së.


“Megjithëse ky Ramazan u përjetua ndryshe, sidomos në aspektin sociale jemi të gëzuar që arritëm ta mbyllim agjërimin me sukses. Ky Bajram vjen me një situatë të përmirësuar, falenderojmë mjekët që punuan me përkushtim. Besimtarët mysliman shijojnë një jetë të disiplinuar gjatë këtij muaji, si në rrafshin mysliman edhe atë shpirtëror. Vetë urimi Gëzuar Bajramin është urimi më i mirë, që buron nga thellësia e shpirtit. Koha që të reflektojmë fortë për vlerat e familjes dhe ta ruajmë atë nga antivlerat.  I lutem zotit të na fali dhe mëshirojë, të na ruaj nga fatkeqësitë, sëmundjet dhe pandemitë që na kanë kapluar gjithë globit. Allahu të na ruaj nga çdo sëmubje që është e rëndë dha nga çdo gjë që nuk e mbajmë dot në supet tona.


Ishte i privuar nga adhurimet e përbashkëta, një sprovë nga ana e Zotit. i lutem Zotit të mos na sprovojë në gjëra të tilla duke shpresuar që ndoshta jemi kalitur dhe kemi nxjerrë mësime. InshAllah kjo festë lëshon mirësinë. Ramazani ndryshon sjelljen e jetë së njeriut që ka ndërgjegjësuar besimtarin dhe e ka bërë më të pastër. Ne nuk jemi çliruar nga masat e pandemisë, i kërkojmë besimtarët që të na mirëkuptojnë, t’i lutemi Zotit të çlirohemi plotësisht. Duke ditur që ky vit ishte ndryshe nga vitet e tjera, u kemi dërguar para 10 ditësh një protokoll që të mos bëhemi shkak për të përhapur këtë pandemi. ky ka qenë qëllimi i vetëm. Jemi mësuar që ta falim në sheshe, por shëndeti është më i rëndësishëm se të gjitha”, u shpreh kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

 


Etiketa: ,

Pas