Aktualitet

Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin (FOTO)






               Publikuar në : 08:57 - 11/08/19 |
mapo.al

Besimtarët myslimanë anë e mbanë vendit falën mëngjesin e kësaj të diele namazin e Kurban Bajramit, i cili shoqërohet më pas me prerjen e kurbaneve. Riti që nis që nga periudha e Profetit Ibrahim (Abraham), është një nga rregullat e Islamit. Para festës së Kurban Bajramit, në Mekë zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit, ku miliona myslimanë nga e gjithë bota marrin pjesë. Haxhi është një nga pesë kushtet e Islamit.


<
>
C89D6488-C37C-4BFE-8619-0571E612794B 5C008871-5CE7-4988-9BFE-3221C5558067 1DC221F6-74A3-443A-ACBA-C13F57E758AB 1AAB08AB-F541-401B-9DC6-9FE3D43A97EA 3529063E-BDF6-430B-B6A5-FD24EB646DFC 67A3B6F6-9DC1-41C9-A659-F76B66DA18A2 D0DF7D55-52B1-4AC0-B16B-FC7817B583E3 B1EA12A1-00FA-4EBC-B584-0DB13BD43AB6 7C7A6AD0-C866-4C6E-AC38-69D1760D4C52 88AA1A20-D821-46E8-A0DF-AFAB900FA1DA 3BD949EF-B198-4098-BCC0-074BADB80CD0 64DA06F0-D5C5-407B-8B7B-95D6E6D44091 EBFD956A-4DEB-4F6D-A05A-D7B7BC57C642

Siç theksoi edhe kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu gjatë fjalës së mbajtur në Sheshin Skënderbej, nga Shqipëria morën pjesë këtë vit në haxh morën pjesën 400 shqiptarë.

Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohje ndaj Zotit.

Kurban Bajrami është dita ku ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me sytë e dashurisë. Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami, dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës. Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu”, tha ai ndër të tjera.

LEXO EDHE: 

Kurban Bajrami, Basha uron besimtarët myslimanë

Meta uron Kurban Bajramin: Ditë e shenjtë feste e bashkimi


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas