Kronika

Besmir dhe Viktor Haxhia u qëlluan me 55 plumba (Detajet)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:46 - 27/04/20 |
mapo.al

Ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur 55 gëzhoja në vendin ku u vranë Besmir dhe Viktor Haxhia. Plot 55 herë është qëlluar drejt makinës “Golf”, me të cilën ata po shkonin drejt banesave të tyre.


Gazeta Mapo mëson se deri më tani rezulton se është qëlluar nga dy armë te ndryshme, mendohet kallashnikov. Dy vëllezërit nuk kanë patur mundësi të mbroheshin, pasi u është zënë pritë dhe u është bllokuar rruga, nga një automjet ende i paidentifikuar.


Nga mënyra se si ka ndodhur vrasja, burime policore thonë se kemi të bëjmë me një ekzekutim mafioz. E çuditshme është se autorët nuk e kanë djegur makinën, siç ka ndodhur në të gjitha vrasjet e fundit në Durrës.


Sot ishte dita e parë që dy vëllezërit hapën bizneset e tyre, Exchange dhe dhënien e makinave me qëra. Sipas policisë autorët i kanë ndjekur dhe kanë zgjedhur një lagje ku kanë ndodhur disa herë vrasje. Më datën 2 mars pranë të njëjtit vend u vranë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdiaj në Durrës.


Dy viktimat

Besimir Haxhiaj ishte i martuar dhe ka një fëmijë. Ndërsa vëllai tjetër Viktori ishte avokat. Viktori dhe Besmiri ishte pronarë edhe të një kompanie “BVAUTO”, shërbim karotrec, në lagjen 15, rruga Aleksandër Goga, në Durres. Dy vëllezërit kishin një servis të tregu i makinave dhe jepnin makina me qira. Gjithashtu të dy vëllezërit kishin edhe një Exchange dhe pikë transferimi parash në Durrës.

Sot kishin hapur biznesin për herë të parë pas mbylljes, ndërsa në momentin që po ktheheshin janë ekzekutuar. Pistat e hetimit dyshohet se janë qëlluar per larje hesapesh me bandave në Durrës ose për borxhe financiare.

LEXO EDHE:

Atentat mafioz/ Tronditet sërish Shqipëria, vriten dy vëllezërit në Durrës


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas