Kriza që po kalon Liverpuli në kampionatin anglez dhe në Champions League duket se kë bërë që drejtuesit e klubit të shohin për një trajner të ri, duke mos i dhënë më besim trajnerit aktual Brendan Rodgers.
Një nga emrat e lakuar nga mediat angleze është edhe ai i Besnik Hasit, trajnerit të Anderleht.
I preferuari i drejtuesve të “Reds” është gjermani Jurgen Klopp, por gjasat që ai të lërë Dortmund janë shumë të pakta dhe për këtë ata po mendojnë pikërisht për trajnerin shqiptar, Hasi.
Hasi u caktua trajner i Anderleht vitin e shkuar dhe pasi e mori në vend të gjashtë e nxorri kampion të Belgjikës, por edhe këtë vit ka një ecuri të mirë dhe në Ligën e Kampionëve, ku mbajti një barazim 3-3 në Londër kundër Arsenalit.
Aktualisht Liverpuli është në vendin e 12 në kampionat, plot 18 pikë nga Çelsi kryesues, dhe katër pikë nga rënia nga kategoria.