Ish-ministri dhe publicisti Besnik Mustafaj ka komentuar shtyrjen e negociatave të Këshillit Evropian për Shqipërinë. Mustafaj u shpreh se Rama gënjen kur thotë se negociatat do hapen në qershorin e vitit tjetër, ndërsa rekomandimi është pa rezerva dhe nuk ka kushte të reja.
Në rastin se merret vendimi për çeljen e negociatave, procesi kalon në PE dhe parlamentet e 27 vendeve. Pasi të kalojnë këto procedura, në fund të vitit 2019 do ketë një mbledhje me dy qeverive që aspirojnë të futen ne BE. Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë pjesë e detyrave të vendosura”- tha Mustafaj për News 24.
Mustafaj tha se nuk do ketë efektive negative shtyrja e negocitave, por qeveria duhet të jetë e sinqertë me opinionin publik dhe nuk duhet t’i mashtrojë njerzit.
“Efekti për shtyrjen e negociatave nuk është negativ nëse qeveria flet në mënyrë të sinqerte me opinionin publik, i cili nuk duhet të mashtrohet. Qeverisë i duhet mbështetja e opinionit. Cfarë do iu thotë njerëzve sikur larg qoftë negociatat të mos hapen edhe në qershor 2019”- tha Mustafaj.