Publicisti dhe ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj foli për Reformën Zgjedhore, duke theksuar mungesën e dëshirës për lista të hapura në zgjedhje vjen nga dy lidershipët e partive të mëdha.
“Këshillat që kanë dalë nga OSBE-ODIHR që dolën nga viti 2013, nuk u zbatuan as në vitin 2017, kjo tregon se reforma është bipartizane. Përgjegjësinë kryesore për zgjedhjet e ka shumica, Rama po tregon se ose nuk do ose nuk është i aftë për ta kryer këtë reformë. Shpresën kryesore të zgjedhjeve më të mira do doja ta shihja te administrimi i tyre, mjetet që do përdoren në fushatë.