Aktualitet

Besonin se kishin “fuqi mbinatyrore”, prindërit vrasin dy vajzat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 25/01/21 |
mapo.al
Një çift bashkëshortësh akuzohen për vrasjen e dy vajzave të tyre, pasi besonin se kishin fuqi mbinatyrore dhe mund t’i risillnin ato në jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Madanapalle, në shtetin indian të Andhra Pradesh, orët e vona të së dielës.





Prindërit, V Padmaja dhe V Purushotham Naidu, besonin se kishin “aftësi të veçanta” që do të mund të ringjallnin vajzat e tyre. Sipas asaj që shkruan The Sun, ata i thanë policisë së kishin marrë një “mesazh hyjnor”, ku thuhej se duhet të sakrifikonin 27-vjeçaren Alekya dhe Sai Divya, 22-vjeçe. Alekya ishte studente për Menaxhim Pyjesh ndërsa Divya synonte të merrej me muzikë.


Sipas mediave lokale ata i vranë vajzat duke i goditur me sfurk dhe shtangë dore. Kur policia mbërriti në shtëpinë e familjes, prindërit mësohet se u thanë oficerëve që t’i jepnin kohë deri në fund të natës, që t’i sillnin në jetë.

Lexo edhe :  Dasma e çuditshme në spital. Burri ishte me Covid-19




Oficerët gjetën disa objekte ritualesh, në skenën horror të krimit dhe viktimat ishin mbështjellë me sari.



Sipas Times of India, ishin fqinjët që njoftuan policinë, pasi dëgjuan ulërima që vinin nga shtëpia.


“Nuk i dimë ende të gjitha detajet se përse dhe si ndodhi ngjarja, por çifti nuk kishte sjellje normale kur mbërritëm në shtëpi. Ata kërkuan që t’i jepnim kohë që të sillnin në jetë vajzat. Ishin në një gjendje delirante”, thanë autoritetet policore.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas