Arben Ahmetaj, ish-kreu i Financave gjatë fjalës së tij në Parlament ka vlerësuar deputetët e rinj që morën mandatin e deputetit, pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet. Ahmetaj tha se nuk duhet të ndjehen keq por krenarë që kanë bërë sot gjënë e duhur, detyrën ndaj Atdheut.
“Falenderoj deputetët e rinj të opozitës, besoj që në fjalët e betimit që sapo bëtë ka fjalë të rëndësishme që kanë të bëjnë me qytetarët që përfaqësoni. Ju falenderoj dhe ju them të mos keni asnjë kompleks për atë që keni bërë: Detyrën ndaj Atdheut. Ngrihuni në lartësinë e debatit që kërkojnë qytetarët”– tha Ahmetaj.