Kryesore

Beteja e gjigandëve: Google bllokon kinezët e Huawei







               Publikuar në : 09:19 - 20/05/19 |
mapo.al

Google ka ndaluar prodhuesin e telefonave, Huawei nga disa përditësime të sistemit operativ Android, duke i dhënë kështu një goditje kompanisë kineze. Sipas BBC, disa prej modeleve të reja të telefonave të zgjuar Huawei pritet të mos kenë akses te disa aplikacione të Google.


Lëvizja vjen pasi administrata e Donald Trump e shtoi kompaninë Huawei tek lista e kompanive, me të cilat firmat amerikane nuk mund të bëjnë tregti nëse nuk kanë një licencë. Në një deklaratë, Google tha se po i bindet këtij urdhri. Kurse Huawei nuk reagoi.

Por çfarë nënkupton kjo lëvizje për përdoruesit e Huawei?

Përdoruesit aktualë të celularëve Huawei do të jenë në gjendje që të përditësojnë aplikacionet, por kur Google të lançojë versionin tjetër të Android në fund të këtij viti, ai ndoshta nuk do jetë i pranishëm në pajisjet Huawei. Fjala bie, celularët Huawei në të ardhmen mund të mos kenë të tilla aplikacione si YouTube apo Maps. Një ekspert tha se kjo lëvizje do ketë ndikim të fuqishëm tek kompania kineze.

Huawei është vënë nën akuzë nga qeveritë perëndimore, të udhëhequra nga SHBA, për shkak se mendohet se pajisjet e kësaj kompanie mund të përdoren nga qeveria kineze për mbikëqyrje. Edhe pse kompania i ka mohuar të tilla spekulime, sërish disa vende i kanë bllokuar kompanitë telefonike që të përdorin produktet e Huawei në rrjetet telefonike 5G.

Pasi u vendos në listën e zezë të SHBA, kompania tha se ishte e përgatitur për këtë situatë. Gjigandi kinez blen 67 miliardë dollarë komponentë çdo vit. Por tani ata thonë se do i prodhojnë vetë pjesët e nevojshme. Ata thonë se plani B i tyre nënkupton prodhimin e sistemeve operativë nga vetë kompania kineze.

Sërish lëvizja e Google i ka dëmtuar ndjeshëm ambiciet e gjigandit kinez për të parakaluar Samsung si marka më e shitur e celularëve në vitin 2020.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas