Sunday, September 24, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Beteja e Koshares, kur ra kufiri! Plot 19 vite nga 9 prilli i 1999-s

by mapo.al
09/04/2018
in Aktualitet
1

9 prilli i vitit 1999 shënon një datë, të cilën kosovarët nuk e harrojnë lehtë.

Kjo është data që lidhet me njërën prej betejave më të përgjakshme e më heroike të luftës së UÇK-së, e që me thyerjen e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë arriti praktikisht jo vetëm një fitore morale, por i hapi njëkohësisht rrugën furnizimit me armatim e mbështetje logjistike për mjaft zona të luftës në brendësi të vendit.

Kjo betejë vishet me një rëndësi historike, siç kujtojnë mediet në Kosovë, edhe për nga përmasat e saj, mënyrën e organizimit, suksesin e arritur dhe terrenin e zhvilluar.



Meritat iu njihen komandantëve dhe ushtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, si dhe të gjithë personave të tjerë që morën pjesë, pa hezituar të jepnin kontributin e tyre pavarësisht rrezikut.

Thyerja e menjëhershme e trupave të Beogradit ishte rezultat i sulmit të fuqishëm të kësaj brigade, pasojë e një përgatitjeje të gjatë, një stërvitjeje të thellë dhe studimit të kujdesshëm të lëvizjeve të armikut.

Goditja ishte një kombinim sulmesh të befta e të fuqishme, shoqëruar me manovra të shpejta të forcave speciale, që i shkatërruan forcat serbe në kohë rekord. Ato nuk patën as mundësi reagimi, e jo vetëm që nuk e rimorën dot territorin nën kontroll, por UÇK-ja arriti ta zgjeronte frontin e saj me mbi 15 km.

Përgjatë të gjithë luftës nuk pati asnjë rast të tërheqjes nga fshati Koshare. Një ndihmë e vyer në atë betejë, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu mbërriti edhe nga aviacioni i NATO-s, nga populli i Tropojës dhe nga vullnetarë të huaj që vinin nga vende si Britania, Gjermania, Franca e Spanja.

Plot 114 anëtarë të UÇK-së u vranë në Koshare, e 350 të tjerë u plagosën. Mbi 100 llogaritet të kenë qenë humbjet në radhët e serbëve, që u ndihmuan nga mercenarë rusë e sllavë të tjerë.

Tags: KoshareKosoveShqipëriUÇK

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Ja çfarë premton Juncker për Shqipërinë…

Ja çfarë premton Juncker për Shqipërinë...

Comments 1

  1. fery says:
    5 years ago

    Nuke habitem fare me trimin e Kosoves Antin Qunin sepse, ai vete eshte akter i gjalle dhe pjesemarres e shperthimit te kufirit ne Koshares pore , une cuditem me Kadri Veselin , pse Veseli i jepe vehtes te drejte te flase i pari pere ate Luften e te lavdishme dhe heroine te Koshares kure ,Kadri Vesrli bashke me shoket e tije te Hotelit Riggner , ne ate kohe te thyerjes se kufirit shqiptaret-shqiptar ishte ne Hotelin Roggner te Tiranes duke be zefk e ahengje me zuska greke , serbe e shqiptare …Kadriu dhe shoket e tije ne te na tregojne per kohen kure ishin ne hotel dhe per qejfet qe benin ara aty dhe jo per Kosharen …!

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In