Kryetari i Partisë Demokratike (Rithemelimit), Sali Berisha mbajti këtë të enjte prej dy orë protestën e paralajmëruar prej një muaj. Pjesëmarrja e demokratëve që dolën në protestë ishte e konsiderueshme.
Si pas çdo proteste të partive politike analistët nëpër studio televizive do të debatojnë se sa ishte numri i protestuesve në bulevard. Në betejën e numrave se sa qytetar kishte në shesh asnjëherë nuk akordohet për një shifër të përbashkët nga analistët që mbështesin kahe të kundërta politike. Kjo për faktin se asnjëherë nuk përdorin të njëjtat metoda dhe njësi matëse për të numëruar protestuesit.
Pas më shumë se një ore që kishte filluar protesta e thirrur nga Sali Berisha, kryeministri Edi Rama publikon një video lajm nga Vlora. Rama ka dalë live në hapjen për qarkullimin e automjeteve të Bypass-it të Vlorës. Me këtë veprim Rama kërkoi që të largojë vëmendjen e shqiptareve nga protesta.
Megjithëse pjesëmarrje e protestuesve në bulevard ishte e konsiderushme, ata që ndoqën live në Facebook protestën e Berishës nuk ishin më shumë se 3 mijë vetë. Me një kohë vetëm 10 minuta larg nga njëri-tjetri në transmetimet live, Rama dhe Berisha kishin një diferencë vetëm prej 3 mijë personash.
Për Sali Berishën është protesta e parë që organizon pasi rimerr drejtimin e Partisë Demokratike (Rithemelimi). Berisha rimori drejtimin e PD-së me premtimin se do ta riktheje këtë forcë politike në pushtet, por mesa duket nuk ka ngjallur aspak besim te elektorati gri. Një muaj përgatitje dhe organizim dhe protesta ishte e mirë dhe kishte përkrahës, por kjo protestë tregoi se Berisha kishte pas vetes vetëm një pjesë të demokratëve. Kjo protestë në pikën më të lartë u ndoq vetëm nga 8500 vetë live. Shifra është marrë nga Facebook i Sali Berishës.
Edi Rama, duke realizuar disa herë në ditë live në Facebook-un e tij thuajse e arrin çdo ditë këtë shifër që arriti Sali Berisha sot. Të shumtë janë njerëzit të cilët deklarojnë “struktura të PS-së “detyrojnë” njerëzit e administratës që të ndjekin live kryeministrin”. Kjo është një akuzë e bërë nga kundërshtarët e kryeministrit, por ende e pa provuar. Në daljen e tij live, thuajse në të njëjtën kohë më Berishën, Edi Rama u ndoq nga 5500 persona.
Bilanci i shifrave është negativ për Berishën. Megjithëse ai kishte 3000 ndjekës më shumë se Rama, Berisha duket se nuk ka dalë të fitojë besimin e elektoratit “gri” ose të njerëzve të lëkundur ose të zhgënjyerve nga Rama që mund ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për t’i rikthyer demokratët në pushtet. Përgatiti Liberale.al