Kryesore

Beteja juridike: ‘Meta mund të ndërmarrë veprime ndaj Parlamentit’






               Publikuar në : 10:39 - 10/06/19 |
mapo.al

Tensionet mes presidentit dhe kryeministrit kanë arritur në një nivel të jashtëzakonshëm, pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve. Mazhoranca thotë se do nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit, por situata duket e komplikuar për shkak se në vend mungon Gjykata Kushtetuese.


Media pranë të majtës thonë se vendimi i Metës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative. Kurse vetë Edi Rama la të nënkuptohet gjatë fjalës në kryesinë e PS se varianti tjetër është që çështjen në fjalë ta diskutojë Kolegji Zgjedhor. Edhe kjo teori kishte qarkulluar më parë në rrjetet sociale.



Nëse kjo ndodh, atëherë ekziston mundësia që presidenti të ndërmarrë hapa të tjerë ndaj Kuvendit.

Analisti Afrim Krasniqi, duke folur në A2 CNN tha se kriza mund të avancojë.

“Deklarata e Presidentit mund të jetë çelës për të shkuar drejt dialogut, por e thellon krizën sepse sot nuk kemi një institucion garancie. Në kushtet normale, të gjitha këto argumente që i dha Presidenti të paraqiteshin para Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri të paraqesë argumentet e tij dhe Gjykata të merrte vendimin. Imagjinoni sikur Parlamenti të shqyrtojë dekretin e Presidentit kur nuk ka kompetencë për ta bërë këtë gjë. Praktikisht do të kishim një avancim të krizës dhe do të ishim në një situatë shumë më të jashtëzakonshme që ndoshta do t’i lindte të drejtën Presidentit për të vazhduar situatën e jashtëzakonshme për të ndërmarrë akte ndaj Parlamentit që nuk kanë sens kushtetues”, u shpreh analisti.

Në median sociale ka pasur spekulime se presidenti ose mund të shpërndajë Kuvendin dhe mund të shpallë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas