Kryesore

Beteja për Teatrin/ Meta: Nga sot do të jem anëtari më i ri i “Europa Nostra”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:27 - 22/05/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti.


Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe vëmendjen që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.


Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta e falenderoi “Europa Nostra” për mbështetjen krah “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” në mbrojtje të këtij kompleksi dhe gjithë zonës historike të Tiranës.


Presidenti Meta theksoi se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.


Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.

“Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”, – u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të “Europa Nostra”, Profesor Paolo Vitti.

Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të ‘Europa Nostra’ “, – u shpreh Presidenti Meta.


Etiketa: , ,

Pas