Zv/kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur interesit të medias lidhur me betimin e Arta Vorpsit si anëtare e gjykatës Kushtetuese, tek noterja Miranda Xhemalçe.
“Kam përshtypjen që ju mediat i jeni referuar Kryetares së Dhomës së Noterëve e cila shpjegoi se i është refuar një procesi ligjor. Noteria funksionon mbi bazë të një ligji dhe në asnjë rast nuk është parukeri. Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i dytë, ndaj kur flasim për kushtetutë i referohemi në tërësi”- u shpreh Braçe.
Deklarata e tij për mediat u bë në përfundim të seancës së jashtëzakonshme, ku u miratua rezoluta e Kuvendit për kundër presidentit Ilir Meta, me emertim: “Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.
Kujtojmë se për 1 pozicion gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese tashmë kemi dy emërime. Arta Vporsi, emri i së cilës u botua në Fletore Zyrtare dhe u shpall apriori fituese nga Parlamenti, dhe Marsida Xhaferllari që u dekretua dhe u betua tek Presidenti i vendit, Ilir Meta.
Lexo edhe: