Seanca parlamentare e kësaj të enjte nisi me betimin e Ramazan Gjuzi, deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë. Ai vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ndërkohë Kuvendi po vijon me mocionin me debat për dekretin e Metës, i cili shfuqizoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se dekreti i Metës është antikushtetutes. Sipas tij, zgjedhjet do zhvillohen në datën 30 qershor.