Reperi i njohur Jay Z sëbashku me bashkëshorten e tij të njohur Beyonce, japin vazhdimisht mundësinë që fansat të marrin bileta falas për koncertet e tyre, por kanë një kusht, vetëm nëse ju mbani një dietë ushqimore.
Në bashkëpunim me “Greenprin Project” ata kanë sfiduar njerëzit që të ndryshojnë mënyrën se si ushqehen, të paktën për një javë.
Projekti “Greenprin” ofron një sërë variaconesh si: të hani mëngjese pa mish ose nënprodukte të tij, të merrni ushqim të veçantë në punë, të jeni vegjetarian në një ditë të javës, ose të paktën dy vakte të ditës të përmbajnë ushqime pa përmbajtje mishi.
Beyonce dhe Jay Z, kanë bërë vazhdimisht thirrje për mbajtjen e një diete vegjetariane, pasi ata e konsiderojnë shumë të rëndësishme mbajtjen e trupit në formë. Në fund të vitit 2018, ata sfiduan të gjithë fansat e tyre që t’i bashkoheshin këtij regjimi gjatë vitit 2019.