Aktualitet

Beyoncé vishet sërish nga stilistët shqiptarë për videoklipin ‘Black is King’








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:15 - 03/08/20 |
mapo.al

Duket se Beyoncé ka një preferencë për stilistët shqiptarë. Vitin e kaluar ajo u shfaq e veshur me nje fustan të stilistëve shqiptarë Kujta & Meri, në janar të këtij viti shkëlqeu me një fustan të kuq nga Valdrin Sahiti, ndërsa së fundmi këngëtarja ka përzgjedhur sërish stilistët shqiptarë.


Në videoklipin e këngës “Black is King”, diva e muzikës shfaqet e veshur sërish me një fustan të stiluar nga Kujta & Meri.


Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e stilistëve në Instagram.


“Beyoncé me Kujta&Meri. Faleminderit Zerina Akers. Jo i lehtë, por shumë motivues ka qenë rrugëtimi për krijimin e veshjes së Beyoncé-s në ‘Black is King’. Pamja e divës me Kujta&Meri ka qenë deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. Beyoncé, do të jesh gjithnjë motivimi ynë për të krijuar art dhe për të avancuar përtej oqeanit. Krijimtaria jonë te ti është dëshmia jonë më e madhe. I adhurojmë njerëzit si ty,”-shkruhet në njoftim.



Etiketa: , ,

Pas