Aktualitet

Biberaj dënon gjuhën e Ramës ndaj Francës: Vargje pa vlerë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:59 - 18/01/21 |
mapo.al

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj, ka dënuar gjuhën e ashpër të kryeministrit Edi Rama kundrejt Francës për çështjen e “vaksinave stok”.



I  ftuar në “ABC-ja e Mëngjesit”, Biberaj tha se letra nga ambasada franceze vjen nga presidenti Emmanuel Macron sepse kështu funksionon demokracia dhe rrjedhimisht ai kërkon një përgjigje, por jo me vargje pa vlerë.


Biberaj gjithashtu tha se kryeministri ka degraduar aq shumë, sa edhe fjalori i është shterur.



Letra që del nga ambasada franceze vjen nga Macron sepse kështu funksionon diplomacia dhe rrjedhimisht ai kërkon një përgjigje. Që do të thotë jo përgjigje me bejte. Kryeministri po ta vësh re ka degraduar aq shumë sa edhe fjalori ka mbaruar. Po të bëni një matje të fjalëve që përdor Edi Rama kam përshtypjen nuk janë më shumë se 100 fjalë. Ky është degradim dhe tallje me një komb të tërë. Do të perifrazoja një filozof, një njeri i rritur keq kurrë nuk mund të bëhet lider. As me ambasadorin Soreca nuk mund të sillet ashtu. Po ky është modeli i tij, nuk është çudi” , – u shpreh Biberaj.

Lexo edhe :  Erisa Xhixho për çështjen e vaksinës antiCovid: Mostransparenca është krim




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas