Midis librash, periodikëve dhe letrave të gjetura në vendin e fshehtë të Osama bin Ladenit në Pakistan ishte një kopje e librit të ish – oficerit të CIA-s, Michael Scheuer, “Imperial Hubris: Why the West Is Losing the War on Terror” (Mbretëria arrogante: pse Perëndimi po e humb luftën në terror) të botuar më 2004, në të cilin lideri i “Al Qaedas” përshkruhet si “figura më e respektueshme, e dashur, romantike, karizmatike e mbase edhe më e aftë në historinë islamike të 150 vjetëve të fundit”
Po ashtu në bibliotekën e tij ishte edhe një kopje e librit të Michel Chossudovskyt, “America’s War on Terrorism” (Lufta e Amerikës me terrorizmin) në të cilin argumentohet se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, ishin thjesht një pretekst për fushatën ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe se Bin Laden nuk ishte asgjë më tepër sesa shpikje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këto dhe të tjerë libra në mesin e dhjetëra artikujve gazetareskë dhe copa të prera prej revistave, ishin gjetur kur një ekip i “Navy SEAL” bastisi kompleksin e Bin Ladenit, Abbottad në Pakistan, më 2011.
Të gjitha vënë në pah fascinimin e që kishte lideri i “Al Qaedas” me Perëndimin. Ato gjithashtu ilustrojnë përpjekjet që ai i bënte për të kuptuar Amerikën (ose më mirë për ta luftuar atë) dhe nevojën e tij për t’i konfirmuar besimet e veta për agresivitetin e korrupsionin (mbase për të justifikuar sulmet e tij terroriste). Nuk duhet të befasohemi nga fakti se lideri terrorist ishte i brengosur për imazhin e tij në botë – fundja, ai ishte i famshëm për incizimet që ia bënin teksa shikonte video të vetvetes në televizion.