Tuesday, January 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Biden mbështet fort integrimin europian të Ballkanit Perëndimor

by mapo.al
05/10/2021
in Aktualitet, Bota
0

Presidenti i SHBA Joe Biden, në një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi mes të tjerash edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim për bisedën nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden shprehu “mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.



Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit takohen të mërkurën më 6 tetor për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit për Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takim pritet të ritheksohet garancia e BE -së për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve.

“Takimi do të jetë një rast për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që është me interes të ndërsjellë strategjik”, shprehet Këshilli Evropian në një dokument në prag të takimit të së mërkurës.

Zonja von der Leyen bëri javën e kaluar një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të takimit të nivelit të lartë të mërkurën. Ajo tha se mbështeste procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë nuk ka siguri se si mund të realizohet ai konkretisht, duke qenë se vendet e veçanta të bllokut duhet të japin miratimin.

Në shtator, agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar katër diplomatëve dhe një dokumenti të brendshëm të BE-së, njoftonte se për shkak të shqetësimeve nga reagimet e shteteve anëtare, organizata nuk mund të bjerë më dakord për të dhënë garanci për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të rajonit.

Mesa duket bllokimi mbi një deklaratë për takimin e udhëheqësve të BE-së dhe Ballkanit më 6 tetor është një pikë e ulët në strategjinë e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo mospëputhje përkoi edhe me tensionimin e situates në kufirin Kosovë-Serbi

BE-ja kishte planifiuar të përsëriste në takimin e nivelit të lartë këtë javë premtimin e saj të bërë 18 vjet më parë për të dhënë “mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, sipas një projekt -deklarate që ishte parë nga Reuters.

Por sipas diplomatëve të cituar nga agjencia e lajmeve, ajo kishte kaluar të paktën përmes dy raunde bisedimesh pa një marrëveshje.

Shtetet e BE -së nuk kanë bërë të njohura pozicionet e tyre, por vendet e pasura veriore si Danimarka, Franca dhe Hollanda i druhen një përsëritjeje të pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe migrimit të keqadministruar të krahut të punës së Evropës Lindore në Britani që i bëri shumë britanikë të ktheheshin kundër BE -së.

Në mars të vitit të kaluar Këshilli Evropian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ndërsa pritej organizimi i konferencës ndërqeveritare, e cila shënon dhe nisjen zyrtare të këtij procesi, gjithshka u bllokua papritur nga Bullgaria, për shkak të kërkesave dhe pretendimeve të saj ndaj Maqedonisë së Veriut./VOA/

Tags: Ballkani PerëndimorbidenIntegrimi Europian

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In