Aktualitet

Biden: Në kontakt me talebanët, përgjigja do të jetë e fuqishme nëse sulmojnë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:03 - 20/08/21 |
mapo.al

Presidenti amerikan Joe Biden është duke mbajtur një deklaratë për mediat rreth situatës së krijuar në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane dhe aleatëve.






Gjatë fjalës së tij, Biden u premtoi amerikanëve që ndodhen në Afganistan se administrata e tij do të bëjë gjithçka për t’i sjellë në shtëpi.


Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se do të ketë kohë për të shqyrtuar kritikat dhe shtoi se për momentin synimi i tij kryesor është evakuimi i personave të rrezikuar.










Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se SHBA është në kontakt të vazhdueshëm me talebanët. Ai deklaroi se grupit militant që tani kontrollon vendin i është thënë se do të presin një “përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme” nga SHBA nëse bëhet ndonjë sulm ndaj amerikanëve.



Ndërsa, për kohën e “pushimit” që u bë në aeroportin e Kabulit për rreth tetë orë, Biden tha se u bë për të kaluar nëpër procedura personat e evakuuar.

Komandanti ynë në Kabul ka dhënë urdhrin që procesi të rinisë.”

I pyetur nga gazetarët se përse SHBA nuk po e zgjeron perimetrin e sigurisë jashtë aeroportit të Kabulit, presidenti amerikan tha se një lëvizje e tillë mund të sillte pasojë për njerëz që nuk janë me talebanët.

Megjithëse Biden deklaroi se SHBA është në kontakt me talebanët dhe se procesi i evakuuimit po vijon, gazetarët nga terreni raportojnë se situata është më e komplikuar se aq.

Sipas tyre, talebanët kanë vendosur pika të shumta kontrolli rreth e qark aeroportit dhe disa prej tyre janë edhe të dhunshëm.

Rruga deri tek portat e aeroportit, sipas raportimit, mbetet e gjatë dhe e vështirë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas