Aktualitet

Biden rikthen Faucin në Shtëpinë e Bardhë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 22/01/21 |
mapo.al

Ishte fytyra e autoritetit kundër pandemisë gjatë administratës Trump, do të vazhdojë të mbetet edhe tani, me presidencën Biden.



Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci u rikthye në Shtëpinë e Bardhë me pohimet se administrata e re do të “jetë plotësisht e hapur dhe e sinqertë” në trajtimin e pandemisë.


Komenti i tij se tani gjithçka do të jetë e “bazuar në shkencë dhe prova”, u nënkuptua si kritikë ndaj administratës Trump, tha se gjithçka tani do të jetë e “bazuar në shkencë dhe prova”.




Muajt e fundit Donald Trumpi e kishte mënjanuar krejtësisht Faucin pasi nuk mbështeti pikëpamjet e tij për pandeminë por ai arriti të gjente një aleat të ri tek Joe Biden, i cili e ka ngarkuar me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit.

Lexo edhe :  Pas 4 viteve në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet vendi ku do të jetojë Trump


Në komunikimin e vet më të fundit me mediat, Fauci u përqendrua tek rejat e fundit mbi variantin e ri më ngjitës të Covid-19 që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 400,000 amerikanëve.


Ai tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në një gjendje shumë serioze në lidhje me pandeminë globale, por shtoi se numri i infeksioneve “ka arritur një pikë më të qëndrueshme”.

3


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas