Presidenti Biden thotë se SHBA-të nuk po sulmojnë Rusinë, por përkundrazi po ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus.
“Ashtu siç Putin bëri zgjedhjen për të filluar këtë pushtim brutal, ai mund të bëjë zgjedhjen për t’i dhënë fund, Rusia është agresori dhe bota duhet dhe do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, tha Biden.
Biden tha se pushtimi rus po sjell kosto të jashtëzakonshme njerëzore në dëshmitë e tmerrshme të mizorive dhe krimeve të luftës në zonat që ata përpiqen të kontrollojnë.
Ai do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën “për pesë muajt e ardhshëm”. Paketa përfshin më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare.