Aktualitet

Biden telefonon Netanyahun, kërkon armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 18/05/21 |
mapo.al

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, shprehu të hënën në një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, mbështetjen për një armëpushim në luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë, tha Shtëpia e Bardhë.






Deklarata e Shtëpisë së Bardhë mbi telefonatën nuk i referohej ndonjë përgjigjeje nga ana e Netanyahu ndaj komentit të Presidentit Joe Biden për armëpushim.


“Presidenti shprehu mbështetjen për një armëpushim dhe diskutoi mbi angazhimin e SHBA me Egjiptin dhe partnerë të tjerë drejt këtij qëllimi”, tha Shtëpia e Bardhë.







Izraeli vazhdoi të godiste Gazën me sulme ajrore të hënën dhe militantët palestinezë hodhën raketa të tjera në qytetet izraelite.



Të paktën 212 palestinezë janë vrarë, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra, në më shumë se një javë luftimesh, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Gaza. Dhjetë vetë janë vrarë në Izrael, përfshirë dy fëmijë.



Biden “inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm“, tha Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti përsëriti mbështetjen e tij të vendosur për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet e raketave”, vazhdon deklarata.

Lexo edhe :  Përplasja diplomatike për nëndetëset, Biden planifikon të sqarohet me Macron

Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit gjithashtu “diskutuan lidhur ,e përparimin e operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza“.

Krahu i armatosur i Hamasit tha se do të hidhte më shumë raketa ndaj Izraeli si kundërpërgjigje ndaj ndonjë sulmi tjetër izraelit.

Gjatë së hënës presidenti Biden dhe ndihmësit e tij punuan prapa skenave, duke bërë presion për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në një atmosferë që një burim tha se ishte zhgënjyese lidhur me bombardimet e Izraelit ndaj një ndërtese të Gazës që strehonte disa organizata lajmesh.

Biden po përballet me presion në rritje nga ligjvënësit në Partinë e tij Demokrate për të luajtur një rol më të madh, por zyrtarët amerikanë thonë se ai dhe ekipi i tij kanë zgjedhur një përpjekje të pabujshme, duke biseduar me zyrtarë izraelitë dhe aleatë të Shteteve të Bashkuara në botën arabe./ Zëri i Amerikës

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas