Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Biden urdhër ekzekutiv për publikimin e dokumenteve të lidhura me 11 shtatorin

by mapo.al
04/09/2021
in Aktualitet, Bota
0

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që urdhëron publikimin e disa dokumenteve sekrete të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Vendimi është një gjest mbështesës për familjet e viktimave që kanë kërkuar prej kohësh të dhëna, me shpresën për të gjetur informacion që përfshin qeverinë saudite në ngjarjet e atij viti.

Urdhri, i cili vjen pak më shumë se një javë para 20-vjetorit të sulmeve, është një moment domethënës në një debat shumëvjeçar mes qeverisë dhe familjarëve të viktimave, rreth asaj se çfarë ka në dokumentat e konsideruara sekrete në lidhje me sulmet dhe që ato të mund të bëhen publike.

Ky konflikt u shfaq muajin e kaluar kur rreth 1,800 të afërm të viktimave, të mbijetuar dhe punonjës së vijës së parë të frontit thanë se ishin kundër pjesëmarrjes së Presidentit Biden në ngjarjet përkujtimore të 11 shtatorit 2001 nëse dokumentet mbeteshin sekrete.

“Ngjarjet në fjalë ndodhën dy dekada më parë, dhe ato kanë të bëjnë me një moment tragjik që vazhdon të jehojë në historinë e vendit dhe në jetën e kaq shumë amerikanëve”, thuhet në urdhrin ekzekutiv. “Prandaj është jetike të sigurohet që qeveria e Shteteve të Bashkuara të maksimizojë transparencën, duke u mbështetur në klasifikimin si informacion sekret vetëm kur është e nevojshme”.

Urdhri udhëzon Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera të degës ekzekutive që të fillojnë një rishikim të dokumenteve dhe kërkon që ato të publikohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Megjithatë, ndikimi praktik i urdhrit ekzekutiv dhe çdo dokument të ri që mund të prodhojë procesi nuk është i qartë. Në të shkuarën hetimet kanë nënvizuar lidhjet mes shtetasve sauditë dhe disa prej rrëmbyesve të aeroplanëve që kryen sulmet terroriste, por nuk kanë vërtetuar se qeveria saudite ishte e përfshirë drejtpërdrejt në atë që ndodhi./VOA/

Tags: 11 Shtatoribidensulmet e 11 shtatorit

JU SUGJEROJME

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë
Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë

21/05/2022
U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi
Bota

Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden

21/05/2022
Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari
Aktualitet

Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari

21/05/2022
Next Post
Zbulohet baza e trafikimit të emigrantëve në Tiranë, kokat e grupit, dy motra

Zbulohet baza e trafikimit të emigrantëve në Tiranë, kokat e grupit, dy motra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ngjela: A do ta bëjë dot plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha?
  • Në ‘kërkim’ të kryetarit, njoftim i Komisionit të Rithemelimit
  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)
  • Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
  • Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In