Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Biden video-mesazh Kosovës pas vlerësimit për të birin

by mapo.al
30/07/2021
in Aktualitet, Bota, Video
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndajë të dielën Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale nga Presidentja Osmani thuhet se medalja i ndahet të ndjerit “për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë”

Joseph Beau Biden, i cili vdiq në moshën 46-vjeçare në vitin 2015, kishte shërbyer në Kosovë si këshilltar ligjor në vitin 2001.

Përmes një video-mesazhi, një pjesë e të cilit u shpërnda nga zyra e Presidentes së Kosovës, Presidenti Joe Biden, u shpreh mirënjohës për ndarjen e medaljes për të birin.

“Beau punoi në Kosovë me zemër dhe ra në dashuri me atë vend”, tha presidenti Biden duke kujtuar ceremoninë e 17 gushtit të vitit 2016, kur bashkë me familjen vizitoi Kosovën dhe mori pjesë në ceremoninë gatë së cilës një rruge që çon në Bondsteel, kampin e disa qindra trupave amerikane që vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ju vu emri i të birit.

Ai tha se Beau doli vullnetar pas luftës për të punar në Kosovë.

“Atëbotë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo, Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar, të ardhmen e mohuar për një kohë të gjatë për Kosovën”, tha ai.

Presidenti Biden, tha se duke e pranuar medaljen, njeh edhe përparimin e arritur në 20 vitet e fundit në Kosovë, por, tha ai, ende ka punë për të bërë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me vendet fqinje dhe për zhvillimin ekonomik.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur i Kosovës në këtë punë në mënyrë që të dëshmojmë se bashku se demokracitë mund t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve”, tha ai.

Presidenti Biden përmendi mbështetjen e Kosovës me vaksina kundër COVID-19 të cilët pritet të arrijnë brenda javësh përmes programit COVAX, ndërsa nënvizoi përkushtimin për thellimin e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet të dyja vendeve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se medalja u kushtohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa fjala e presidentit Biden tha se dëshmon marrëdhëniet e posaçme ndërmjet të dyja vendeve.

Kosova doli nga lufta në vitin 1999 me ndërhyrjen e NATO-s dhe nëntë vjet më pas shpalli pavarësinë e saj të mbështetur nga vende kryesore perëndimore. Roli i Shteteve të Bashkuara në këto procese por edhe për zhvillimet e ardhshme, në Kosovë vlerësohet i pazëvendësueshëm./VOA/ 

Tags: bidenkosovamesazhVideo

JU SUGJEROJME

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
Aktualitet

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë

07/07/2022
Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

07/07/2022
Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!
Aktualitet

Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!

07/07/2022
“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj
Aktualitet

“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj

07/07/2022
Next Post
“Delta” po dominon në Shqipëri

“Delta” po dominon në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Dëmtohet ish-futbollisti i Kukësit, ja ku operohet ai
  • Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
  • Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “The Godfather”
  • Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
  • Protesta e opozitës, qytetarët me pankarta ‘Boll vodhët’



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In