Një aeroplan i tejmbushur me kokainë është rrëzuar pak minuta pas ngritjes, në Guinean e Re.
Mediat raportojnë se aeroplani kishte rreth 500 kilogramë kokainë me vlerë që arrin deri në 80 milionë euro.
Kokaina ishte e ndarë në 28 çanta. Në pranga kanë rënë 8 persona, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal.
Sipas policisë vendëse, destinacioni i trafikantëve ishte Australia, ndërsa dyshohet se shkak për rrëzimin e avionit është bërë mbingarkesa me kokainë.
1
Etiketa: 8 persona, arrestohen, avioni, bie, kokainë