Kanë filluar reshjet e para të borës për këtë vit në Shqipëri. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga SHMU, ARRSH, tregojnë se si ka shtruar flokët e parë dëbora. Përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.
“Sapo filluan reshjet, u morrën menjëherë masat e para 👨🔧të mirëmbajtjes dimërore 🚜 nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. ⚠️Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë 🚘 dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit ✳️”, raporton ARRSH.
Reshje dëbore ka pasur edhe në zonat e tjera malore të vendit si Vermosh, Theth dhe Valbonë.
Video që shihni më poshtë, e dërguar në redaksinë e Gazetës MAPO, i përket Vermoshit ku reshjet e dëborës duket që kanë qenë dukshëm të dendura.
Etiketa: bora e pare, bora ne shqiperi, reshje debore