Aktualitet

Bie bora e parë, zbardhen Tropoja dhe Kukësi (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 30/11/20 |
mapo.al

Në verilindje të vendit kanë nisur reshjet e para të borës. Ndonëse me intensitet të ulët, pas mesnate dhe deri në orët e para të ditës u krijua një shtresë rreth 4 cm në lartësitë mbi 700 metër.



Gazeta MAPO sjell pamje nga zonat përreth Kukësit dhe Tropoja të zbardhur nga reshjet e borës.


Ndërsa, në ultësirën e Kukësit, reshjet ishin të papërfillshme. Megjithatë, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve ishin prezente për hedhjen e kripës në akset rrugore problematike.



<
>
Qyteti i Bajram Currit
bore ne kukes4 Bore ne Kukes1 Bore ne Kukes3 Bore ne Kukes2 bore ne tropoje Bore ne Kukes5 Bore ne Kukes6

Në Rrugën e Kombit nuk pati probleme, ndërsa u hodh kripë në segmentin Fushë Dugagjin – Tunel i Kalimashit për të shmangur ngricat e mundshme.



Sipas Shtabit të Emergjencave Civile nuk raportohen probleme as nga zonat e thella ndërsa të gjitha akset rrugore nacionale e rurale janë të qarkullueshme dhe pa probleme.

Lexo edhe :  Aksidentoi një të mitur dhe u largua - Arrestohet 38 vjeçari në Kukës

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas