Kronika

Bie burgimi i përjetshëm: Gjykim i shkurtuar për Dritan Dajtin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:27 - 08/02/19 |
mapo.al

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se dënimi tashmë është 25 vite burg.






Ai akuzohet për vrasjen e 4 policëve. Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.


Në atë ngjarje u vra edhe shoku i Dajtit, Ledion Mara si dhe u plagos një pushues. Në asnjë seancë gjyqësore Dritan Dajti nuk ka pranuar që t’i ketë vrarë katër punonjësit e policisë me një qëllim, por ai ka theksuar se në përleshjen e asaj dite është vetëmbrojtur për shkak se i ishte hapur një luftë dhe qëllonin në drejtim të tij.







Ai u dënuar nga të gjitha shkallët me burg përjetë por Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedurale.




Lexo edhe: 



Policët e liruar reagojnë ashpër: Lehtësimi për Dajtin, rivrasje e 4 dëshmorëve

Zbutja e dënimit për Dajtin, reagon Salianji: Do marr nisëm ligjore

 

1


Etiketa: , , , , ,

Pas