Një 68-vjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Zharrëz të Fierit pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një gropë me serë teksa ishte duke ushqyer shpendët e saj. Policia njofton se e moshuara është identifikuar si Nadire Kotherja. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrathanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:15, në fshatin Zharrëz, shtetasja N.K, 68 vjeçe, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrathanave të kësaj ngjarje.
Zharrëza është vend naftëmbajtëse dhe gropa të tilla gjenden kudo nëpër fshat.