Një 30-vjeçar është plagosur sot pasdite në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se i riu V.N, po tentonte të riparonte rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni dhe në momentin fatal të kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime fizike dhe djegie. 30 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore të specializuar.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia” shtetasi V. N rreth 30 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegie.
Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë mjeksore të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.