Policia njofton se një shtetas 43-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike teksa po rregullonte pompën e ujit në pronën e tij. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi E.K. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” në kryeqytet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Tiranë
Informacion paraprak
Rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” shtetasi E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.