Aktualitet

Bie në pranga “Vareja”, bosi i kartelit të drogës në Meksikë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:59 - 03/08/20 |
mapo.al

Ditën e diel Forcat e Sigurisë së Meksikës kanë arrestuar liderin e dyshuar të kartelit të drogës Santa Rosa de Lima, José Antonio Yépez Ortiz, i njohur ndryshe edhe si “Vareja”.


Antonio Yépez Ortiz u arrestua në shtetin Guanajuato, në qendër të Meksikës. Përveç tij, ranë në pranga edhe 5 persona të tjerë, ndërsa u shpëtua edhe një grua, sipërmarrëse e disa bizneseve në Meksikë, e cila ishte rrëmbyer prej tyre.


Ministri meksikan i Sigurisë, Alfonso Durazo, njoftoi se mbi Yépez Ortiz rëndojnë akuzat e krijimit të organizatës së strukturuar kriminale dhe vjedhje karburanti. Edhe presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador vlerësoi punën e autoriteteve. “U arrit një arrestim shumë i rëndësishëm, tha ai.


“Duhet të vazhdojmë të merremi me shkaqet e dhunës në vendin tonë. I themi “jo” korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë”. López Obrador është kritikuar së fundmi për qasjen jo të ashpër ndaj krimit, pasi edhe në fushatën zgjedhore kandidoi me moton “përqafime, jo plumba”.


Santa Rosa de Lima siguron pjesën më të madhe të të ardhurave përmes zhvatjes dhe vjedhjes së karburantit.

<
>
31476376-8585333-image-a-20_1596380687039 31476380-8585333-image-a-21_1596380700303 31479118-8585333-image-m-17_1596388431016


Etiketa: , , ,

Pas