Aktualitet

Bie nga ballkoni në lartësi 24 metra, thyen më shumë se 100 kocka





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:45 - 27/08/19 |
mapo.al

Një 23-vjeçare që po bënte joga me kokë poshtë, duke u mbajtur tek hekurat e ballkonit, ka rënë në tokë dhe si pasojë ka thyer 110 kocka.


Alexa Terrazas ra nga një lartësi prej 24 metrash, nga ballkoni i apartamentit të saj në San Pedro, Meksikë.



Ajo shpesh praktikonte joga në ballkon, por këtë herë rezultoi në tragjedi.


Shoqja e saj fotografoi momentin kur Alexa ishte e varur me kokë poshtë në kangjellat e ballkonit pak sekonda para se të rrëshqiste dhe të binte me kokë në tokë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së shtunës. Ajo iu nënshtrua një operacioni prej 11 orësh dhe raportohet se është në gjendje kritike për jetën pasi ka thyer dy këmbët, krahët si edhe ka thyerje kockash në legen dhe kokë.

Gjithashtu raportohet se nëse mbijeton, studentja mund të mos jetë në gjendje të ecë për tre vjet.


Etiketa: , , ,

Pas