Aktualitet

Bie nga pema, humb jetën fotografi i njohur në Elbasan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:54 - 28/04/20 |
mapo.al

Një prej fotografëve më të njohur të qytetit të Elbasanit ka humbur jetën aksidentalisht.
Mësohet se Adi Zhuka 53 vjeç, raportohet ka rënë aksidentalisht nga një pemë në oborrin e shtëpisë së tij ku kishte hipur për të prerë degët e thata.


Mësohet se fotografi ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë rrëzimi ka qenë fatal për të, pasi ka rënë nga një lartësi rreth 5 metra.


Pavarësisht se 53-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet, ai nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda të pësuara në kokë.


Fotografi ka ndërruar jetë rreth orës 01:15 të kësaj të marte ndërsa ishte aksidentuar rreth orës 17.05 të hënën.



Etiketa: , , ,

Pas