Aktualitet

Bie nga tarraca e pallatit në Korçë, e reja në gjendje kritike





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:38 - 23/02/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një vajzë ka rënë nga tarraca e një pallati.


Ngjarja ka ndodhur te “Sky”, ndërsa nuk dihet ende nëse ka qenë aksidentale apo tentativë vetëvrasje.


Sipas dëshmitarëve, vajza, identiteti i së cilës nuk dihet ende, nuk ka rënë në tokë, por në ballkonin e katit të dytë.


Vajza është dërguar me urgjencë në spital, ku sipas njoftimeve paraprake, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ende nuk ka publikuar një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.


Njoftimi i Policisë: 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2020, në lagjen nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese.

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Etiketa: , ,

Pas