Kryesore

Bie një propozim i Bushatit, mazhoranca nuk nxiton me Reformën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 02/10/19 |
mapo.al

Mazhoranca nuk e merr me nxitim çështjen e Reformës Zgjedhore, edhe pse ndërkombëtarët po kërkojnë të përparohet me shpejtësi në miratimin e saj. Kjo ishte paralajmëruar edhe në numrin e sotëm të gazetës MAPO.


E gjitha u bë e qartë edhe të mërkurën, kur Komisioni i Integrimit miratoi rezolutën për integrimin që do t’i dërgohet Kuvendit për votim në seancë plenare.


Në variantin përfundimtar janë shtuar të gjitha propozimet që një ditë më parë bëri ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, përveç atij për ndryshimin e afateve për Reformën Zgjedhore. Kështu, mazhoranca nuk pranoi që Reforma Zgjedhore të përmbyllet brenda vitit 2019.


Vetë Bushati nuk ishte i pranishëm në komision. Amendamentet e tij propozojnë disa ndryshime në draftin e hartuar bashkërisht nga mazhoranca dhe opozita në Parlament.


“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë angazhohet në përfundimin e reformës zgjedhore brenda vitit 2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces të lirë, të drejtë dhe demokratik. Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e të drejtës dhe liritë e të drejtat themelore. Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqesë brenda datës 31 tetor 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit te bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian”.


Pasi të miratohet në seancë, rezoluta do t’i dërgohet vendeve anëtare të Bashkimit Europian para vendimit për nisjen ose jo të negociatave në mesin e këtij muaji.

LEXO EDHE:

Zgjedhjet e reja/ Pse po e shtojnë presionin ndërkombëtarët


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas