Ulet numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA.
Në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë nga koronavrusi 638 persona, një shifër kjo e ulët krahasuar me të dielën ku ishin 1.127 sipas të dhënave të John Hopkins University.
Deri tani në SHBA janë infektuar nga koronavirusi 1,643,499 persona nga të cilët kanë humbur jetën 97.722.
Në total që prej nisjes së pandemisë në botë janë regjistruar 5,410,288 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët kanë humbur jetën 345 104 persona.