Aktualitet

Bie qeveria italiane, Conte jep nesër dorëheqjen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 25/01/21 |
mapo.al

Largimi nga kabineti qeverisës i Matteo Renzit ka shtyrë kryeministrin aktual të Italisë, Giuseppe Conte që të japë dorëheqjen.



Diçka e tillë konfirmohet nga mediat italiane, me gazetën “La Repubblica” që zbulon se ditën e nesërme, Conte do të paraqesë dorëheqjen në zyrën e presidentit e Republikës, Sergio Mattarella.


“Qëllimi im është të gjej një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislacionit,” tha Conte, sipas gazetës italiane.




Pas dorëheqjes, Conte shpreson të formojë një qeveri të re që mund të llogarisë një shumicë më të gjerë.



Raporti shtoi se Conte do të bashkojë forcat në një koalicion të ri që do të tërhiqte nga anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturve “të përgjegjshëm” të parlamentit.


Qeveria e Conte u përballë me pakënaqësi në vend për shkak të menaxhimit të krizës ekonomike në vend.

5


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas