Aktualitet

Bie qeveria italiane, Conte njofton dorëheqjen në Senat






               Publikuar në : 16:15 - 20/08/19 |
mapo.al

Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi dorëheqjen sot në Senat. “Në fund të këtij debati do të shkoj te Presidenti i Republikës për të dhënë dorëheqjen”, tha ai. “Tani Presidenti i Republikës do të drejtojë vendin në këtë hap delikat – tha Kryeministri në fjalimin e tij në Senat – shfrytëzoj këtë mundësi t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, tha më tej Conte.


Conte mbajti një fjalim shumë të fortë, duke kritikuar Salvinin, liderin e Legës dhe Luigi di Maio, liderin e Lëvizjes 5 Yjet.

“Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është i papërgjegjshëm. Ai me politikat e tij ka shkaktuar kaos”, tha Conte.

Tashmë që qeveria italiane po bie, kreut të shtetit i mbetet detyra të gjejë një rrugëdalje; Qoftë për një rikthim në kutitë e votimit qoftë për krijimin e një mazhorance të re parlamentare.


Etiketa: , ,

Pas